Kategoria Superiore, Tirana përballë Skënderbeut për titullin, Kukësi shpreson deri në fund

KR NDESHJET SUPERIORE frame 190 1100x620

6 javë nga fundi i kampionatit shqiptar, Tirana kryeson me 9 pikë diferencë nga vendi i dytë, Kukësi dhe këtë të shtunë, bardheblutë luajnë një sfidë tepër të rëndësishme ndaj Skënderbeut në Korçë.

Fitorja do t’i dërgonte kryeqytetasit të sigurt drejt duelit direkt me Kukësin, një javë më vonë, ndërkohë që e kundërta do të rihapte edhe njëherë garën për titull.

Ndaj Skënderbeut, 24 herë kampionët e vendit nuk do ta kenë aspak të lehtë thotë trajneri Ilir Daja.

Me shpresën te ndalesa e Tiranës, Kukësi do presë Bylisin, një nga skuadrat më në formë të momentin. Rezultati i këtij takimi mund të vendosë shumë për fatin e titullit.

Në Shkodër luhet sërish Vllaznia-Teuta, këtë herë për kampionatin. Vllaznia kërkon fitoren e parë, me trajnerin Dedja në krye, por edhe largimin nga zona e “play out”. Teuta në kampin tjetër është mes skuadrave që synojnë Europën.