Koronavirusi në rajon, shtohen rastet edhe në Serbi

koronavirusi ne serbi 1100x620

Kosova raportoi 62 raste të reja me Covid-19, duke e çuar numrin total të prekurve në gati 2500. Dy persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa të shëruarit janë 61.

Deri më tani, koronavirusi u ka marrë jetën 44 personave në Kosovë. Në klinikën infektive janë të shtruar aktualisht 101 pacientë.

Ndërkaq, Maqedonia e Veriut regjistroi 3 viktima dhe 163 të infektuar të rinj nga Covid-19 në 24 orët e fundit.

Autoritetet lejuan nga dita e premte lëvizjen pa kushte në kufij, çka ka çuar në krijimin e radhëve të gjata me automjete në pikat e Tabanoc dhe Bllacë.

Rritje të rasteve më Covid-19 raporton edhe Serbia, e cila regjistroi 193 të prekur dhe 1 viktimë nga virusi i ri. Megjithatë, vendi kryen një numër të lartë testimesh, me rreth 8 mijë persona të testuar gjatë 24 orëve të fundit.