Lecce reziston vetëm një pjesë, Juventusi shënon 4 herë në 45 minuta

ronaldo 1 1100x620

Lecce e vendit të 18 në renditje dhe me një lojtar më pak për rreth 60 minuta, nuk ka mundur t’i bëjë ballë Juventusit, duke u mposhtur 4-0.

Bardhezinjtë hasën vështirësi në nisje të këtij takimi, me miqtë që nuk kishin ardhur për shëtitje në Torino, por nga minuta e 32 u bë gjithçka më e lehtë për lojtarët e Sarrit. Lucioni realizoi një ndërhyrje të gabuar ndaj Ronaldos dhe si lojtar i fundit u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa për të shënuar golin e parë mendoi dyshja Ronaldo Dybala, me argjentinasin që ekzekutoi një goditje fantastike në hyrje të zonës.

Më pas, ishte radha e portugezit të shënonte edhe ai në këtë ndeshje, duke ekzekutuar një 11-metërsh. Në fund të takimit, Juventusi realizoi edhe dy herë të tjera me të rikthyerin Higuain, ndërsa De Ligt e vulosi rezultatin në 4-0.

Me këtë fitore, Juventusi shkon në kuotën e 69 pikëve, 7 më shumë se Lazio e vendit të dytë, e cila ka një ndeshje më pak.