Paketë ndihmëse për punësimin, ministrja Denaj shpjegon se si do të funksionojë skema

denaj biznesi frame 318 1100x620

Qeveria po përgatit një draft për të mbështetur ripunësimin pas pandemisë Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, sipas të cilës përvec ripunësimit, skema do të përfshijë edhe formalizimin e punonjësve në të zezë, të cilët nuk kanë përfituar nga asnjëra prej dy paketave ndihmëse.

Teksa ka dhënë detaje për nismën e re të ekzekutivit, kryefinancierja Denaj tha se skema do të përfshijë subvencionim të pagës apo sigurimeve shoqërore për punonjësit.

Ndërkaq, ministrja ka njoftuar se pjesë e planit të qeverisë për rimëkëmbjen e ekonomisë do te jenë edhe skemat e granteve dhe garancive, që sipas saj do të vihen në zbatim brenda një periudhe 5-vjeçare.

Qeveria ka ndërmarrë deri më tani dy paketa financiare në ndihmë të rreth 250 mijë individëve.