Partizani rihap garën për Europën

Ka mjaftuar vetëm një gol nga ana e Partizanit në ndeshjen ndaj Laçit për të rihapur edhe njëherë garën për një vend në kupat europiane për sezonin e ardhshëm.

Të kuqtë shënuan me anë të Çinarit në minutën e 11 të takimit për të marrë 3 pikë të nevojshme për t’u ngjitur më tej në tabelën e klasifikimit.

Tashmë gara për Europën është e hapur kur duhen dhe 7 javë nga mbyllja e kampionatit me Laçin në vend të tretë me 49 pikë, Skënderbeu 48, Teuta 47, njësoj sa Partizani.