Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Peqini i “harruar”, i vetmi qytet që nuk është prekur nga “Rilindja Urbane”

Nga A2 CNN
27 Qershor 2020, 13:13 | Aktualitet
Peqini i “harruar”, i vetmi qytet që nuk është prekur

Qyteti i Peqinit mund të jetë nga qytet e vetme jo vetëm në qarkun e Elbasanit, por në të gjithë Shqipërinë që nuk ka përfituar nga rilindja urbane.

Që nga viti 2013 e deri më tani, në këtë qytet nuk është bërë asnjë investim sa i takon infrastrukturës, apo fasadës se pallateve dhe monumenteve të tjera që ndodhen në këtë qytet.

Mungesa e investimeve po rrezikon edhe kalanë më të vjetër të qarkut të Elbasanit, atë të Klodianës, e cila bashkë me vlerat e saj historike është lënë në mëshirë të fatit.

Nga bashkia e qytetit nuk të thotë kush arsyen e lënies në harresë të qytetit të Peqinit, por të konfirmojnë se së fundmi qyteti është penalizuar nga pandemia, e cila ndërpreu fillimin punës për rilindjen urbane.

Aty ku nuk investohet njerëzit janë të prirur për t’u larguar, sidomos të rinjtë, fenomen i cili duket se ka prekur edhe Peqinin e parilindur

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi