Revolucioni i “Apple”, gati bashkëpunimi me kompanitë automobilistike

Apple njoftoi ditët e fundit se do të ndërrojë çipat e saj për kompjuterët Mac, duke bërë me dije në të njëjtën kohë se edhe shitjet e tyre do të nisin brenda këtij viti, duke i dhënë fund bashkëpunimin 15-vjeçar me kompaninë Intel, e cila furnizonte procesorët për modelet kryesore të laptopëve të tyre. Shefi Ekzekutiv i Apple, Tim Cook, tha kjo është nisja e një ere të re dhe të lavdishme për një linjë produktesh që ishte revolucion në vitet ‘80, pa harruar edhe rilindjen në fundit e viteve ‘90.

“Silikoni është zemra e hardwar-it tonë”, tha Cook gjatë një regjistrimi në qendrën e tyre në Kaliforni për konferencën vjetore të zhvillimit. “Të kesh një skuadër dizajni të klasit botëror është një stad tjetër”.

Ndërrimi i silikonit e çon Mac një linjë me kompaninë e iPhone-ëve dhe iPad-ëve, që aktualisht për çipat e dizajnuar nga Apple. Cook thotë se Apple pret që tranzicioni i Mac të zgjasë rreth 2 vite ndaj kompjuterët me bazë Intel do të vijojnë të mbështesin Apple edhe për disa kohë.

Megjithatë, lëvizja do t’i mundësojë zhvilluesve të software-ve të Apple, atyre që ndërtojnë iPhone dhe iPad, një akses të ri në laptopë dhe desktopë të tyre për herë të parë. Shefi i softëare-vë të Apple, Craig Federighi u shpreh se për ato oferta, shumica e aplikacioneve do të vijojnë normalisht funksionin pa ndryshime, në Mac-ët e rinj.

“Në lidhje me këtë risi, jemi shumë të emocionuar për hapin e radhës. Transformimin e marrëdhënies me makinën tuaj dhe rimodelimin e çelësave. Pas 100 vitesh, ka ardhur koha për t’i ridimensionuar”, u shpreh Craig Federighi. Ai tha gjithashtu se pjesa dërrmuese e aplikacioneve ekzistuese me bazë Intel mund të modifikohen për të funksionuar për disa ditë.

Lajmi erdhi në Konferencën Botërore të zhvillimit të Apple, e cila këtë vit u zhvillua online për shkak të pandemisë koronavirus. Në këtë event Apple njoftoi gjithashtu një sistem të ri që do ti japë mundësinë përdoruesve të të ndajnë çelësa digjital makina, me miqtë apo pjesëtarët e familjes nëpërmjet sistemit imessage të kompanisë.

“Jam i lumtur të prezantoj modelin digjital të çelësave të makinës. Tani mund ti lësh çelësat në shtëpi dhe mund ta ndezësh makinën nëpërmjet iPhone-it tënd. Makina e parë, e cila do të aplikojë këtë risi do të jetë modeli i BMW-ve Seria 5, në vitin 2021. Ju shpjegoj sesi funksionon. Është super e thjeshtë. Nëpërmjet komandës NFC, klikoni për ta zhbllokuar, vendosni telefonin në hapësirën e karikimit dhe më pas shtypni start”, tha Emily Schubert.

Sistemi do të funksionojë për telefonat që ka sistemin aktual të operimit, IOS 13 dhe përdoruesit mund ta përdorin atë në momentin që makinat BMË do të mbërrijnë. Apple tha se edhe makina të tjera do të përfshihen në tregun e këtij sistemi duke nisur nga viti i ardhshëm. Apple gjithashtu ka përditësuar aplikacionin e tij të hartave, me informacione për stacionet e karikimit të makinave elektrike, ato që bashkëpunojnë me BMW dhe motorët Ford.

“Për drejtuesit e ndërgjegjshëm për mjedisin, ne po prezantojmë gjithashtu kursin e EV. Nëse keni një makinë elektrike, hartat do të zhdukin ankthin e mbarimit të energjisë përpara mbërritjes në destinacion. Me hartat IOS14 do të gjurmoni vendin tuaj të rimbushjes përgjatë rrugës. Dhe hartat do të dinë se cili lloj rimbushësi punon për makinën tuaj duke u siguruar që t’ju drejtojë vetëm në stacionet e përshtatshme. Ne jemi duke punuar me disa prodhues për të mbështetur kursin e EV në automjetet e tyre, përfshirë BMË dhe Ford, por do të shtojmë edhe shumë të tjerë në të ardhmen e afërt”.

“Krahas fjetjes në mënyrë të shëndetshme, tashmë ka edhe një tjetër shërbim kujdesi tepër të rëndësishëm që ofrohet. Larja e duarve. Orët OS7 të Apple, janë orët e para që arrijnë të dallojnë momentin kur t’i nis të lash duart dhe kohëzgjatjen e procesit”, u shpreh Kevin Lynch.

Qasja jonë këtu është arritja e të dalluarit të lëvizjes së duarve në momentin që lahen dhe përdorimi i audio-s për të konfirmuar tingullin e ujit të rrjedh si dhe shkumën në duart tuaja. Pra, le të themi që ju do të drejtoheni nga kjo orë për të bërë larjen e duhur. Do të shihni numërimin mbrapsht për të kuptuar sesa kohë ju duhet për të larë duart. Nëse ndaloni më herët, do t’ju vijë një sinjalizim që të vazhdoni dhe kur të mbaroni do të mund ta ndjeni”.

“Ky vend u zbulua në bazën e lirisë dhe barazisë për të gjithë. Për shumë njerëz dhe për një kohë të gjatë, ne nuk jemi rritur me ato ideale. U inspiruam dhe ndikuam nga njerëz pasionantë pranë vendit tonë dhe përqark botës që u ngritën për të bërë ndryshimin. Dhe ne duhet të synojmë edhe më lart për të ndërtuar një të ardhme që i përshtatet idealeve tona. Kjo do të thotë të ndërmarrësh veprim. Pak javë më parë prezantuam Barazine, Drejtësinë Unitetin e Apple me një vlerë prej 100 milion dollarësh. Duke nisur nga SHBA e duke u zgjeruar me kohën, iniciativa do të sfidojë barrierat e sistemit që kushtëzojnë mundësitë e komuniteteve me ngjyrë në zona kritike të edukimit, barazinë ekonomike dhe drejtësi për krimet. Njoftuam edhe diçka tjetër të rëndësishme. Hapësira të reja për njerëzit me ngjyrë. Ne duam të bëjmë gjithçka për të nxitur idetë më të ndritura dhe më të mira. Është detyrim për ne që të jemi forca e ndryshimit”, tha Tim Cook.