Shkëndija e Tetovës largon Ernest Gjokën, një tjetër shqiptar favorit për stolin

gjoka 1100x620

Shkëndija e Tetovës ka larguar nga drejtimi i ekipit trajnerin shqiptar Ernest Gjoka.

Ekipi tetovar nuk arriti të mbronte titullin kampion nën urdhrat e Gjokës, ndonëse ishte skuadra më e mirë në Maqedoninë e Veriut dhe për këtë arsye drejtuesit vendosën të mos ia rinovojnë kontratën.

Gjoka largohet kështu nga Shkëndija, ku nënshkroi vjeshtën e kaluar dhe vendin e tij pritet ta zerë një tjetër shqiptar.

Mediat maqedonase, por edhe burime nga klubi bëjnë me dije se një zëvendësues për stolin mund të jetë Ilir Daja, i cili aktualisht trajnon Skënderbeun. Asgjë nuk është zyrtare dhe zhvillime të tjera pritet të ketë në ditët në vijim.