Tragjedi në det, mbytet gomonia me emigrantë

mbytet gomonia 1100x620

Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin bën me dije se 6 emigrantë humbën jetën pranë brigjeve të Libisë ndërsa gomonia me të cilën udhëtonin drejt Europës pësoi avari.

Në momentin e ngjarjes së rëndë në gomone udhëtonin rreth 100 persona, 93 prej të cilëve u rikthyen sërish në vendin afrikan nga rojet bregdetare libiane.

Sipas burimeve, mësohet se mes emigrantëve kishte shumë gra dhe fëmijë dhe madje një foshnje erdhi në jetë pikërisht në këtë gomone.