Basha publikon videon: Ja sa përfitojnë punonjësit e policisë, shëndetësisë dhe arsimit me taksën e sheshtë 9%

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka postuar në Twitter një video ku tregon se sa përfitojnë me taksën e sheshtë 9% “TË GJITHË të punësuarit, si në sektorin privat, ashtu edhe në atë publik”.

“Me taksën e sheshtë 9% do të përfitojnë TË GJITHË të punësuarit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, dhe do të rritet fuqia blerëse e shqiptarëve. Më poshtë disa shembuj konkretë të përfitimeve të disa kategorive në sektorin publik nga taksa e sheshtë 9%”, shkruan Basha në postimin që shoqëron videon.