Futbolli, më i fortë se koronavirusi. Koreografia spektakolare e tifozëve të Zenit

zenit 1100x620

Në kategorinë e parë ruse luhet futboll me tifozë, edhe pse stadiumet lejohen të mbushen vetëm në 10% të kapacitetit të stadiumit.

Në ndeshjen Zenit-Krylya Sovetov, ultrasit e ekipit vendas kishin përgatitur një koreografi spektakolare: një burrë me maskë antigaz mban koronavirusin në duar. Pas tymueseve të lëshuara, virusi shndërrohet në top futbolli.

Mesazhi është i qartë: virusi do të mposhtet dhe do t’i kthehemi të gjithë normalitetit.