Inter bën goditjen e madhe në merkato, javën e ardhshme zyrtarizon Hakimin

hakimi 600x338

Inter ka arritur marrëveshjen me Real Madrid për të blerë 21-vjeçarin Achraf Hakimi.

Mbrojtësi i djathtë, i cili prej dy sezonesh ka luajtur i huazuar te Borussia Dortmund, javën e ardhshme do të zyrtarizohet si lojtar zikaltër.

Klubi italian do të paguajë 40 milionë euro plus bonuse (shifra mund të shkojë deri në 50 milionë euro) dhe futbollisti nga Maroku do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon.