Itali, rëndohet bilanci i viktimave në 24 orët e fundit

italia coronavirus 1100x620

Pas bilancit të djeshëm italian, që shënonte numrin e viktimave më të ulët nga fillimi i marsit, me 8 viktima, sot bilanci është rënduar ndjeshëm duke shkuar në 22.

Pothuajse i pandryshuar mbetet numri i të infektuarve të rinj n24 orët  e fundit, 174 në krahasim me 175 të ditës së djeshme. Totali i të prekurve në Itali nga pandemia kap shifrën e 240 mijë e 310 personave, ndërkohë që viktimat totale shkojnë në 34.738.

Sërish në Lombardi ndodhet gjysma e të gjithë të infektuarve, e pasuar nga Emilia Romagna.