Nuk ndalet Sadiku, goli i 13-të në fitoren e rëndësishme për mbijetesë

sadiku 1 1100x620

Nuk ndalon Armando Sadiku. Sulmuesi shqiptar tashmë është pika e referimit e Malagës, ekipit spanjoll që luan në Secunda Division.

Ekipi i tij dhe i Keidi Bares morri një fitore tejet të rëndësishme 2-0 sot me Gironën, duke u larguar nga zona e nxehtë ku kishte rënë.

Sadiku vulosi tre pikët me anë të një goditje të bukur me kokë në minutën e 50-të, duke shënuar golin e 13-të në sezon.