Shuhet Besim Zekthi, nderi i valles popullore shqiptare

Besnik zekthi 1100x620

Vallja popullore shqiptare humb një nga protagonistët e saj më të spikatur. U shua sot në moshën 84- vjeçare Besim Zekthi, një nga figurat kryesore të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore për pothuajse 5 dekada.

Lindur në Tiranë, Zekthi shkëlqeu jo vetëm si valltar, ku me motive si ajo e “Valles së Shqipeve” ka konkurruar edhe në festivale ndërkombëtare,  por edhe si koreograf, ku disa prej krijimeve të tij janë pjesë e pandashme e repertorit të Ansamblit Popullor, ku në veçanti mund të përmenden “Valle e Librazhdit”, “Valle e Shëngjergjit”, “Valle e Leskovikut”, “Valle me motive të Çermenikës”, “Valle e Konispolit”, “Valle e Kukësit”, “Valle me motive të Prizrenit”, “Valle me motive të Krujës”, “Për flamur, për atdhe”, “ Dasma e Rugovës”, etj.

LAMTUMIRË KRYESHQIPONJA E VALLES SË SHQIPEVE, BESIM ZEKTHI! 🦅 🇦🇱

LAMTUMIRË KRYESHQIPONJA E VALLES SË SHQIPEVE, BESIM ZEKTHI! 🦅 🇦🇱Ndarja nga jeta e emblemës dhe solistit të pakrahasueshëm të Ansamblit të Këngëve e Valleve Popullore, Mjeshtrit të Madh dhe Nderit të Kombit, Besim Zekthi është thellësisht trishtuese.Falë talentit të spikatur dhe interpretimit të lartë e virtuoz si askush tjetër, ai i dha valles shqiptare, pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore shqiptare, të gjithë shkëlqimin e merituar, duke u duartrokitur dhe vlerësuar nga shumë gjenerata.Arti shqiptar humbi sot një prej personaliteteve më të shquara, që me krijimtarinë e tij koreografike, e bëri edhe më të famshëm identitetin dhe kulturën kombëtare në mbarë botën.Edhe në periudhën më të errët të izolimit të vendit, virtuoziteti i Besim Zekthit dhe i artistëve si ai, arriti të lartësonte kulturën e popullit shqiptar dhe identitetit tonë europian edhe në skenat më prestigjoze botërore, ku mori të gjithë vlerësimin e merituar.Falë emocioneve të papërshkruara në interpretimin e valleve ai rriti krenarinë, optimizmin dhe vetëbesimin e kombit tonë për ditë më të mira, mbështetur fort në rrënjët e traditave dhe vlerave më të mira kulturore e artistike të trashëguara brez pas brezi.Përjetësisht krenarë e mirënjohës për kontributin e Besim Zekthit për promovimin denjësisht të pasurisë sonë kulturore kombëtare, duke i përçuar vlerat e saj tek brezat e artistëve të rinj dhe duke u shndërruar në një shembull të përjetshëm frymëzimi.Ngushëllimet më të përzemërta familjes Zekthi, të afërmve, bashkëpunëtorëve dhe mbarë komunitetit të artistëve.Vepra dhe kujtimi i Tij do të mbeten të paharruara! 🇦🇱

Posted by Ilir Meta on Sunday, June 28, 2020

Për kontributin e tij artistik, në më shumë se 50 vjet në Ansamblin Popullor të Këngëve dhe Valleve Zekthi u dekorua në vitin 2017 nga Presidenti i Republikës z. Ilir Meta, me titullin “Nderi i Kombit”.

Pikërisht presidenti Meta ka reaguar në rrjetet sociale, duke evidentuar se “falë emocioneve të papërshkruara në interpretimin e valleve ai rriti krenarinë, optimizmin dhe vetëbesimin e kombit tonë për ditë më të mira, mbështetur fort në rrënjët e traditave dhe vlerave më të mira kulturore e artistike të trashëguara brez pas brezi”.