Superiorja “gjunjëzohet” para Ngoo, Tirana fiton me Skënderbeun

Ngo 1100x620

Tirana fiton një ndeshje ndoshta vendimtare për marshimin e saj drejt titullit kampion në Superiore.

Kryeqytetasit mundin Skënderbeun në Korçë me rezultatin 2-1, falë një përmbysje brenda 5 minutave që ka si protagonist anglezin Micheal Ngoo.

Korçarët kaluan në avantazh në minutat e para të ndeshjes nga një goditje këndi e finalizuar nga Mensah në minutën e 9-të, por nga ai moment drejtimin e lojës e morën bardheblutë, që patën raste të shumta me Torasën dhe Bathën që nuk u konkretizuan.

Pjesa e dytë nuk ndryshoi ecurinë, me Enea Koliçin që shpëton rezultatin në disa raste, por nuk mundet të bëj asgjë në minutën 72 kur Ngoo ngrihet sipër të gjithëve dhe shënon, duke festuar si kolegët e tij në Europë, në mbështetje të lëvizjeve antiraciste.  Anglezi do të përsëritej 5 minuta më vonë ku gjen goditjen e duhur në një aksion konfuz.

Tirana me fitoren e sotme shkon në kuotën e 65 pikëve, 9 pikë më shumë se Kukësi, ndërsa Skënderbeu dështon në kërkimin e vendit të tretë.