Babai i mëson djalit 8-muajsh kërcimin e luftës “Haka”

Në videon e mësipërme shihet momenti i këndshëm kur një baba Maori në Zelandën e Re, krenar për origjinën e tij i mëson vogëlushit të tij të sapo ngritur në këmbë kërcimin e luftës “Haka”.

Videoja është shpërndarë online nga ylli i regbisë Dan Carter dhe në të shfaqet lojtari tjetër Sean Wainui së bashku me djalin e tij 8 muajsh ndërsa kërcejnë “Haka”.

Vogëlushi Kawariki përpiqet të imitojë babanë e tij ndërsa këndon dhe përplas këmbët dhe duart njësoj si ai.

“Haka” është një kërcim lufte Maori shumë i vjetër që përdorej në shesh-beteja, po ashtu edhe kur grupet takoheshin në paqe. Ajo është një shfaqje e krenarisë, unitetit dhe fuqisë së fisit.