“Bet Awards” nderon afro-amerikanët, Beyonce: Votoni për të çrrënjosur racizmin e pabarazinë

xxxx 1100x620

Sukseset, vuajtjet dhe lufta për drejtësi e komunitetit afro-amerikan, ishin në qendër të ceremonisë “Bet Awards”, i pari event kushtuar personave me ngjyrë që prej protestave masive kundër racizmit në Shtetet e Bashkuara.

Shfaqja, e cila nderon arritjen e afro-amerikaneve në muzikë, film, sport dhe filantropi, ishte e mbushur me fjalime, këngë, imazhe të protestave të kaluara dhe të tashme dhe emra e dhjetëra pjesëtarëve të komunitetit që kanë humbur jetën në duart e policisë.

Beyonce, e cila u vlerësua me një çmim humanitar nga ish-zonja e parë, Michelle Obama, për iniciativat bamirëse, i bëri thirrje komunitetit me ngjyrë të përdorë votën e tij në zgjedhjet e këtij viti, për të çrrënjosur, siç tha ajo, sistemet raciste dhe pa barazi.

“Ti më frymëzon. Ti na frymëzon të gjithëve dhe unë jam shumë krenare të shpall Beyonce, si fituese të çmimit humanitar 2020. Urime, të dua shumë”, tha Obama.

“Është edhe një gjë tjetër që duhet të bëjmë për të gëzuar pushtet të plotë, dhe ai është votimi. Ju inkurajoj të veproni për të vijuar me ndryshimin dhe çrrënjosjen e sistemit racist e të pabarabartë. Duhet të votojmë sikur jeta jonë të varej nga kjo”, tha Michelle Obama.

Eventi ishte një ndërthurje e shfaqjeve të regjistruara dhe virtuale, për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe përfshiu performanca të artistëve më ngjyrë, duke nisur nga Da Baby, i cili këndoi i shtrirë në tokë, me gjurin e një polici në qafën e tij, një inskenim i vrasjes së George Floyd në Mineapolis. Mes të tjerë që morën çmime ishin Ricch, Lizzo dhe Lebron James.