Bilanci i pandemisë, 122 të infektuar sot në Kosovë

kosova koronavirusi 1 1100x620

Kosova sheh të rënduar bilancin e të prekurve nga koronavirusi. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot janë regjistruar 122 raste me COVID-19.

Ndërkohë, lajmi i mirë vjen nga numri i të shëruarve që janë 81 persona, duke çuar në 2799 rastet totale, nga të cilët 1244 ende aktivë.

Prishtina mbetet vatra më e nxehtë me 44 raste, ndjekur nga Ferizaj me 21 raste dhe Peja me 10.