Djalli paraqitet si njeri me ngjyrë në stemën mbretërore, hiqet nga përdorimi

200627180727 01 sir patrick allen order of st michael and st george exlarge 169 600x338

Guvernatori i përgjithshëm i Xhamajkës ka pezulluar përdorimin e stemës mbretërore në vendin e tij pasi përmban një imazh ofendues për njerëzit me ngjyrë. Në stemë është portretizuar kryeëngjëlli Shën Mihal që shkel me këmbë djallin, i cili paraqitet si një njeri me ngjyrë të errët të lëkurës

Guvernatori i Përgjithshëm, Patric Allen, përfaqësuesi i monarkisë britanike në Xhamajkë, tha se pezullimi i përdorimit të stemës u bë për shkak të shqetësimit të shprehur nga qytetarët për imazhin në stemë, që denigron njerëzit me ngjyrë.

Allen i ka dërguar një letër Kancelarit të urdhrit të Shën Mihalit dhe Shën Gjergjit, ku i kërkon rishikimin e imazhit dhe i rekomandon ndryshimin e tij për të përfaqësuar më mirë të gjithë njerëzimin.