Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Fermerët apel për kompensim, breshëri u dëmton rëndë të mbjellat

Nga A2 CNN
29 Qershor 2020, 18:17 | Sociale
Fermerët apel për kompensim, breshëri u dëmton

Sikur të mos mjaftojnë mundimet dhe pamundësia ekonomike, fermerët e vegjël në fshatin Sovjan të bashkisë së Maliqit janë goditur së fundmi edhe nga kapriçot e natyrës.

Kanë mjaftuar disa minuta rrebesh në formë breshëri që të dëmtohet një pjesë e konsiderueshme e të mbjellave të banorëve të kësaj zone.

Pemët frutore, perimet si dhe gruri kanë pësuar dëme më të mëdha. Me sytë nga shteti, këta banorë shpresojnë të kompensohen për dëmet e shkaktuara.

Për këtë qëllim, drejtori i bujqësisë në bashkinë e Maliqit, ka konfirmuar verifikimin e dëmeve dhe raportimin e situatës pranë Ministrisë së Bujqësisë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli