Fitore minimale ndaj vendit të fundit, Reali nis shkëputjen në renditje

LA LIGA REAL frame 819 1100x620

Real Madrid shfrytëzoi sërish në maksimum gabimin e rivalëve të Barcelonës, duke marrë kryesimin e La Ligas, tashmë me 2 pikë më shumë.

Madrilenët nuk patën aspak presion përballë Espanyol duke marrë atë që ka rëndësi më shumë se çdo gjë për momentin, 3 pikët, falë golit të Casemiros, në fundin e pjesës së parë.

 Realizimi i “Galaktikëve” ishte fantastik dhe më shume sesa mesfushori brazilian, merita e golit i takon sulmuesit francez Karim Benzema për asisitin mjeshtëror me thembër.

Real u mjaftua me një gol për të rimarrë vendine parë për t’ju drejtuar disi më i qetë titullit, kur kanë mbetur edhe 6 javë për tu luajtur.