Hapja e kufijve pas 1 korrikut, BE e pavendosur, konsultimet vijojnë gjatë së hënës

BE KUFIJTE 29 MB frame 0 1100x620

Bashkimi Europian pritet të vendosë sot mbi listën e vendeve të sigurta, shtetasit e të cilave do të lejohen të udhëtojnë drejt shteteve anëtarë nga 1 korriku.

Diskutimet kanë nisur prej ditësh, me ambasadorët e këtyre vendeve që hartuan një listë paraprake, ku Shqipëria nuk bënte pjesë. E megjithatë disa shtete anëtare kërkuan më shumë kohë për të vendosur.

Burime në Bruksel thonë për Euroactiv se konsultimet do të vijojnë edhe përgjatë së hënës, kur Presidenca kroate shpreson të parashtrojë çështjen për votim.

Në listën me vendet që konsiderohen të sigurta, për shkak të nivelit më të ulët të infektimit, nga rajoni i Ballkanit Perëndimor përfshihen vetëm Serbia dhe Mali i Zi, ndërsa lihen jashtë Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Brazili.

Drita jeshile pritet t’u jepet edhe shtetasve të Kinës, me kushtin që edhe Pekini të bëjë të njëjtën gjë për europianët.