Interi fiton me përmbysje, por kreu mbetet ende larg

SERIE A INTER frame 161 1100x620

Inter mundi me shumë vështirësi Parmën në takimin që mbylli javën e 28 në Seria A. Ishte një fitore me përmbysje e zikaltërve të cilët kthyen rezultatin në 2-1 vetëm pak minuta përpara fundit.

Parma kaloi në avantazh shpejt me anë të sulmuesit Gervinho, por rezistoi deri në minutën e 84. Inter shënoi dy herë me De Vrij dhe Baston ne harkun e 3 minutave, të ndihmuar edhe nga inferioriteti numerik që pas minutës së 85 të vendasve.

Fitorja i mban zikaltrit në vendin e 3, me të njëjtën distancë prej 4 pikësh nga Lazio e vendit të dytë dhe 8 nga Juventusi kryesues.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 17 viktima në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 795 raste në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 388 të shëruar në 24 orët e fundit