Investimet e huaja, Beqiri: Vit i vështirë, duhen lehtësi fiskale

Përfundimi i dy projekteve madhore të gazsjellësit TAP dhe hidrocentralit të  Devollit si dhe efektet e pandemisë globale të koronavirusit do të vënë në rrezik investimet e huaja në të ardhmen.

Ish-drejtori i Agjencisë për Nxitjen e Investimeve të Huaja, Gent Beqiri deklaron se fluksi i investimeve do të tkurret ndjeshëm këtë vit, ndaj apelon qeverinë për masa të menjëhershme.

 “Jo vetëm për faktin  e pandemisë dhe situatën globale në investimet e huaja, por edhe në aspektin që investimet në sektorin e energjisë do të bien fort. Ka nevojë për një paketë fiskale lehtësuese, dhe kjo duhet të paraqitet në aspektet tatimore”, thotë Beqiri për A2 Business.

Gent Beqiri

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se dy vitet e fundit fluksi i investimeve të huaja kapërceu 1 miliardë euro, ndërkohë që në tremujorin e parë të këtij viti investimet e huaja shënuar në një rënie me 20% kundrejt një viti për parë.