Kamioni del nga rruga dhe përfundon në liqenin e Fierzës, kërkohet nën ujë 37-vjeçari

fierza 1100x620

Një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujërat e liqenit të Fierzës në Kukës. Kamioni drejtohej nga një 37-vjeçar me iniciale F.Ll. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Kolshit.

Për gjetjen e trupit të drejtuesit të mjetit të tonazhit të rëndë janë angazhuar palombarët e forcave RENEA. Në vendngjarje ndodhen efektivë të policisë si dhe dhjetëra banorë të fshatit Kolsh si dhe nga Kukësi.

Palombarët vazhdojnë kërkimin në ujë. 37-vjeçari me gjithë kamionin është nën ujë në rreth 15 metra thellësi.