Kriza nga Covid-19, tkurret ndjeshëm volumi i mallrave në maj

KRONIKE EKSPORTET frame 241 1100x620

Duket se Covid-19 po rëndon çdo ditë situatës ekonomike, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Kjo është reflektuar me një rënie të fortë në shkëmbimin e mallrave mes vendeve.

Instituti i Statistikave raporton se në maj, volumi i mallrave të ngarkuara dhe të shkarkuara në portet tona arriti në 360 mijë tonë, me një rënie prej 8.5 % kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë muajin e kaluar pësoi një rënie vjetore prej 84%, ndërsa volumi i mallrave të transportuara me ajër u tkurr me 37.1 %.

Shifrat reflektojnë impaktin e Covid-19 që përveçse ka ulur volumet e mallrave të transportuara nga njëri vend në tjetrin, ka ndikuar që në maj të ndalonte puna në disa sektorë, ndërsa tek një pjesë tjetër të niste me kapacitet jo të plotë, çka ka kushtëzuar që volumet të jenë më të ulëta në eksporte në raport me një vit më parë.