Kryetari i Kuvendit, Ruçi pret ambasadoren Kim, fokusi te reforma në drejtësi

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi priti në ambientet e Kryesisë ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e reformës në drejtësi, asaj zgjedhore dhe përshpejtimin e plotësimit dhe bërjes funksionale sa më shpejt të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

Kryetari i Kuvendit,  Gramoz Ruçi siguroi ambasadoren Kim se Kuvendi është maksimalisht i angazhuar për suksesin e reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore dhe realizimin e pritshmërive të qytetarëve shqiptarë, si kushte thelbësore për të nxitur e mbështetur progresin e Shqipërisë, konsolidimin e demokracisë dhe zhvillimin e vendit.

Të martën, në kuadër të konsultimeve për Gjykatën Kushtetues, Presidenti Meta do të presë Ruçin në zyrën e tij rreth mesditës.