Lamtumirë mjeshtër! Nderohet Besim Zekthi në Muzeun Historik Kombëtar

I jepet lamtumira e fundit mjeshtrit Besim Zekthi. Krijuesi dhe interpretuesi i paharrueshëm i valleve shqiptare është nderuar nga kolegët dhe miqtë në Muzeun Historik Kombëtar, ku edhe u mbajtën homazhet për nderin e kombit.

Familjarët i kanë dhënë lamtumirën e fundit mjeshtrit Besim Zekthi, ndërsa miqtë e kolegët e kanë nderuar me homazhe me tingujt e valleve, lëvizjet e të cilave i krijoi ai, artisti që u duartrokit edhe përtej kufijve të kulturës shqiptare. Në nderim të artistit u bë bashkë edhe politika.

Besim Zekthi u nda nga jeta pasditen e së dielën në moshën 84-vjeçare, duke lënë pas vepra që janë trashëguar tanimë ndër breza.