Lëkundje tërmeti në Vlorë, epiqendra përballë qytetit

vlore termet 1100x620

Një lëkundje tërmeti është regjistruar rreth orës 23.18 në Vlorë.

Sipas sizmologëve të Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Europiane (EMSC), magnituda ka qenë 3.4 e shkallës Rihter ndërkohë që një tjetër lëkundje pasuese me magnitudë 2.6 u regjistrua pak minuta më vonë dhe me një epiqendër të zhvendosur disa kilometra.

Epiqendra e tërmetit

Epiqendra ka qenë në det, 7 kilometra nga qyteti i Vlorës, dhe thellësia ka qenë 2 kilometra.

Nuk rezultojnë për momentin dëme, edhe pse lëkundjet janë ndjerë nga e gjithë qyteti.