Lirohet Behar Bajri, gjykata jep masën “detyrim paraqitje”

behar bajri 1100x620

Gjykata e Shkodrës ka liruar nga burgu  të ashtuquajturin i “forti i Shkodrës”, Behar Bajrin.

Gjykata vendosi të ndryshojë sot masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje” kujtojmë se më parë SPAK kishte shpallur moskompetencën për dosjen e grupit “Bajri” duke bërë që të bien akuzat për grup i strukturuar kriminal.

Çështja u ridërgua në gjykatën e Shkodrës dhe para një muaji, prokurori kërkoi pushimin për dy akuza vrasjesh, të cilat gjykata i pranoi.

Vepra e vetme penale që i mbeti është ajo e shtrëngimit për marrjen e  pasurisë për të cilën u kërkua një muaj shtyrje e afatit. Pas këtij afati që përfundoi, gjykata vendosi që të ndryshojë masën e sigurisë Behar Bajri u arrestua në Holandë në Korrik të vitit të kaluar dhe u ekstradua drejt Shqipërisë.