Lufta kundër racizmit, Mercedes ndryshon ngjyrën

mercedes lajmi 600x338

Njihen si “Shigjetat e argjendta”, por në sezonin e ri të Formula 1 që pritet të nisë kësaj jave, Mercedesi do të ndryshojë ngjyrat e njëvendësheve të saj në të zezë, si sensibilizim kundër racizmit dhe diskriminimit.

Nga fotoja e postuar në rrjetet sociale, njëvendëshja e gjitha e zezë do të ketë vetëm pak ngjyrë të gjelbër të sponsorit Petronas.

Mercedes njoftoi se edhe uniforma e kaska e Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas do të kenë ngjyrën e zezë si dominuese.