Nuk luan nga viti 2012, por portieri interist ka rekord të “kuqesh” në sezon

Berni 1100x620

Thonë portieri është  lojtari më i vetmuar nga të gjithë, në futboll. Çdo gabim i tij, pothuajse gjithmonë shkakton golin e kundërshtarit, dhe mbahet mend gjatë, më shumë se pritjet.

Por ka edhe portierë që nuk kanë nevojë të shqetësohen nga gabimet në fushën e blertë, thjesht sepse fushën e blertë, të paktën në stadium, nuk e prek kurrë.

Pastaj, po të jesh portieri i tretë i Interit, ky luks ka edhe avantazhet ekonomike. Tommaso Berni ka 6 vjet që është pjesë e ekipit milanez, por në kampionat nuk ka luajtur asnjë ndeshje, as pak sekonda. Faktikisht, stërvitjet e përditshme dhe humori që e ka shndërruar në një element pozitiv në dhomën e zhveshje ka justifikuar rrogën e tij, rreth 200 mijë euro, që nuk është pak duke menduar performancën.

Berni nuk luan nga viti 2012 në ndeshjen Sampdoria-Pescara

Në fakt ndeshja e fundi te luajtur nga Berni ka qenë në vitin 2012 me Sampdoriën, ndërkohë që titullar (në Serinë B) ka qenë deri në vitin 2006.

Por ja që Berni e ka një rekord, këtë sezon. Portieri 37- vjeçar, edhe pa luajtur asnjë sekondë, ka marrë jo një, po dy kartonë të kuq, nga stoli. Rasti i fundit pikërisht në ndeshjen e djeshme me Parmën, në minutën ’68, për shkak të një faulli të pretenduar nga interistët, ndërkohë që e kuqja e parë ndodhi në Inter-Cagliari.

Edhe portieri i dytë, Padelli, ka marrë nga stoli një karton të kuq, ndoshta një rekord Guinness për ekipin e Antonio Contes. Ndoshta një portier i klasit të titullarit të padiskutueshëm Handanovic, “çmend” jo vetëm sulmuesit kundërshtarë, por edhe kolegët e tij.