Përleshje në parlamentin e Tajvanit, opozita tenton të bllokojë sallën

Përleshje u regjistruan në parlamentin e Tajvanit mëngjesin e së hënës ndërsa ligjvënësit nga Partia Demokratike Progresive (PDP) në pushtet shpërthyen barrikadat e ngritura nga opozita kryesore Kuomintang (KMT), e cila e kishte “pushtuar” sallën për të protestuar kundër “tiranisë” së qeverisë.

Tajvani është një demokraci e fortë dhe përleshjet dhe protestat brenda ndërtesës së parlamentit nuk janë një dukuri e pazakontë.

Më shumë se 20 ligjvënës të KMT bllokuan parlamentin në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë, duke rrethuar hyrjen në dhomën kryesore me zinxhirë dhe karrige. Ata kërkojnë nga presidenti të tërhiqej nga emërimi i një ndihmësi të ngushtë nga një pozicion i lartë monitorues.

Disa orë më vonë, ligjvënësit e DPP-së hodhën poshtë barrikadat dhe hynë me forcë, duke rrethuar podiumin kryesor ku ndodheshin dhe rivalët e KMT. Raportohet të ketë pasur përleshje dhe ulërima ndërsa deputetët e KMT, përfshirë kryetarin e ri Johnny Chiang refuzonin të largoheshin nga salla.