Përplasen dy tragete në portin e Daka-s, 23 viktima

mbyten tragetet 1100x620

Të paktën 23 persona humbën jetën si pasojë e përplasjes së dy trageteve në portin e Daka-s në Bangladesh. Bilanci i viktimave mendohet të thellohet dhe më tej pasi shumë persona të tjerë raportohen të humbur.

Sipas të dhënave paraprake trageti “Morning Bird” me rreth 50 persona në bord u përplas me një tjetër mjet lundrues më të vogël i cili u përmbys.

Ekipet e kërkim shpëtimit bëjnë me dije se kanë nisur operacionet për gjetjen e personave të humbur.