Persona të armatosur sulmojnë bursën e Pakistanit

Persona të armatosur kanë sulmuar bursën e qytetit të Karaçit në Pakistan, duke vrarë të paktën 4 persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Sipas të dhënave paraprake, grupi i armatosur arriti të hyjë në ndërtesën e bursës pasi shpërtheu derën kryesore me granata dhe eksploziv.

Policia ndërhyri menjëherë dhe raportohet të jenë vrarë 4 agresorët. Ende janë të paqarta motivet e këtij sulmi.

“Një sulm i rëndë ndodhi sot në Bursën e Pakistanit”deklaroi drejtori i këtij institucioni, Abid Ali Habib. “Persona të armatosur hynë përmes parkingut dhe filluan të qëllonin këdo që iu dilte përpara”, shtoi ai.