Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rekord i zymtë në Maqedoninë e Veriut, 12 viktima dhe 132 raste me Covid-19 në 24 orë

Nga A2 CNN
29 Qershor 2020, 16:23 | Ballkani
Rekord i zymtë në Maqedoninë e Veriut, 12 viktima dhe 132 raste

Maqedonia e Veriut arrin një rekord tepër të zymtë në pandeminë koronavirus. Në 24 orët e fundit u raportuan 12 viktima, shifra më e lartë që prej shpërthimit të virusit vdekjeprurës, duke e çuar bilancin total të jetëve të humbura në 298.

Rastet e reja me koronavirus ishin 132, nga mbi 800 testimet e kryera. Ministria e shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut pranoi se mes tyre ishte dhe një person i infektuar për të dytën herë. Në total ky shtet raporton më shumë se 6200 të prekur nga Covid-19.

Prej një muaji, përhapja e virusit ka marrë një vrull të ri duke marrë shkas edhe nga lehtësimi i masave kufizuese.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli