Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rekordi i ndeshjeve, Buffon gati të kthehet në mit, ndaj Genoa për të kaluar Maldinin

Nga A2 CNN
29 Qershor 2020, 17:04 | Futboll

Gianluigi Buffon është gati të kthehet në futbollistin me më shumë prezenca në historinë e Serisë A. Nëse përballë Xhenoas këtë të martë në mbrëmje, në portë do jetë Bufon, atëherë legjenda italiane do të kalonte Paolo Maldinin me të cilin aktualisht regjistron të njëjtin numër ndeshjesh.

Për Bufon, përballja ndaj Xhenoas do të jetë ndeshja e 648-të, shifër e cila do të kthente 42 vjeçarin në një mit në Itali.

Gardiani i Juventus është shprehur se është koha ajo që do tregojë se kur do të jetë momenti për tu tërheq, ndërkohë që është gati të rinovojë edhe për një tjetër sezon me Zonjën e Vjetër.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani