Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rritja e rasteve me Covid-19, paralajmërimi i Hotit: Do rikthejmë izolimin total

Nga A2 CNN
29 Qershor 2020, 11:43 | Kosova
Rritja e rasteve me Covid-19, paralajmërimi i Hotit: Do rikthejmë

Rritja e rasteve me Covid-19 në Kosovë ka alarmuar autoritetet në vend. Ekspertët shëndetësore thonë se gjendja në Klinikën Infektive në Prishtinë është tejet e rënduar dhe kapacitetet janë drejt ezaurimit.  

Infektologu Valbon Krasniqi tha për Radion Evropa e Lirë se deri të dielën në mbrëmje, në QKUK ishin të shtruar 122 pacientë me Covid-19, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Vetëm në 10 ditë, në Kosovë janë shënuar 844 raste të reja, 87 prej të cilave në 24 orët e fundit. Kosova ka aktualisht 1203 raste aktive, ndërsa numri i viktimave nga Covid-19 është 49.

Ngritja e kurbës së infektimit shtyu kryeministrin Avdullah Hoti të paralajmërojë me rikthim të izolimit total.

“Rastet me COVID-19 po rriten shumë. Me këtë ritëm, shpejt do të bllokohet Klinika Infektive dhe atëherë mjekët tanë do të përballen me vendime të vështira morale se kë duhet të ndihmojnë më parë. Ato skena i kemi parë në vendet që e përjetuan shumë rëndë këtë pandemi. Nuk mund të lejojmë të na krijohen situate të tilla. Nëse vazhdon ky ritëm, do të detyrohemi t’i kthejmë masat e izolimit total, të cilat do të kenë pasoja të rënda për ekonominë dhe familjet tona”, u shpreh kryeministri Hoti.

Në anën tjetër, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani pohoi në rrjetin social Twitter se "rritja e konsiderueshme e infektimeve, kërkon vëmendjen urgjente të Qeverisë dhe përkushtimin e të gjithëve në respektimin e udhëzimeve". 

A2 CNN Livestream

Dita jonë