Vatër e re të infektuarish në Kinë, 400 mijë persona në izolim

mjeket kineze 1100x620

Kina ka rikthyer izolimin e rreptë në një rajon pranë Pekinit, duke vendosur në karantinë rreth 400,000 njerëz, pas shfaqjes së një vatre të re të prekurish me koronavirus.

Kufizimet kanë hyrë në fuqi në qarkun Anxin, të provincës Hebei, pranë kryeqytetit, ku autoritetet njoftuan rikthimin e masave shtrënguese. Në këtë zonë janë regjistruar 18 raste të reja në javët e fundit dhe për këtë arsye autoritetet rivendosën masat.

Tashmë në Anxin lejohen të dalin nga shtëpitë vetëm punëtorët, ndërsa nga familjarët vetëm një person mund të bëjë pazar. Asnjë banor jo-rezident nuk do të lejohet të hyjë në ndërtesa, bashkësi ose fshatra.

Autoritetet kanë paralajmëruar se kushdo që shkel rregullat do të ndëshkohet nga policia

Pas shfaqjes së pandemisë në Kinë në fund të vitit të kaluar, vendi është përpjekur që ta mbajë numrin e infeksioneve të reja në një nivel të ulët.