Zgjedhjet në Poloni, Presidenti Duda kryeson ndaj kundërshtarit Trzaskowski

MB POLONI ZGJEDHJET frame 605 1100x620

Presidenti i Polonisë, Andrzey Duda, fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale i ndjekur nga rivali i tij kryesor, kryebashkiaku i Varshavës, Rafał Trzaskowski.

Në garë ishin 11 kandidatë, ndërsa në votime morën pjesë 30 milionë qytetarë, thënë ndryshe rreth 63% e popullatës. Sipas ligjit elektoral të Polonisë, kandidati që merr mbi 50% të votave në raundin e parë shpallet fitues.

Duke qenë se as Duda dhe as Trzaskowski nuk arritën të shpallen fitues, raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet me 12 korrik. Temat kryesore, në të cilat janë përqendruar kandidatët janë të drejtat e komunitetit LGBT, rritja ekonomike dhe sigurisht menaxhimi i pandemisë koronavirus.