5 të prekur me Covid-19, pezullohen shërbimet në Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor në Durrës

Ka shkuar në 5 numri i rasteve të prekura gjatë 24 orëve të fundit me Covid-19 në laboratorin e analizave pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Durrës.

Për pasojë është vendosur pezullim i përkohshëm i shërbimeve edhe për Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor që ndodhet në katin e dytë të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.

Burime për A2 bëjnë me dije se inspektorët e ISHSH-së po koordinohen me turne në terren pa shkuar në zyrat respektive.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, shtohen sërish rastet, 132 në 24 orë
  • LAJMI I FUNDIT | Asnjë humbje jete, po marrin trajtim spitalor të specializuar 26 pacientë
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 29 të shëruar në 24 orë