Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Aktakuza për komandantët, Haradinaj: Gjykata Speciale nuk sulmon vetëm individët, por ka synim UÇK-në

Nga A2 CNN
30 Qershor 2020, 11:36 | Kosova
Aktakuza për komandantët, Haradinaj: Gjykata Speciale nuk sulmon

Që nga momenti i hedhjes së idesë për një Gjykate Speciale, debati mes palëve në Kosovë ishte i nxehtë.

Qeveria e kohës, pikërisht me Hashim Thaçi kryeministër, këmbëngulte që Kosova duhet të përmbushë detyrimet e saj ndaj partnerëve ndërkombëtarë dhe ta krijojë gjykatën, ndërsa opozita shprehej se gjykata do të jetë e padrejtë ndaj shumicës shqiptare dhe do të komprometojë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kontradiktat më të mëdha i kishte debati i lindur mes radhëve të veteranëve që pretendonin se nuk pati një diskutim mirëfilli për arsyet pse duhej kjo gjykatë. Ata vinin në dyshim besueshmërinë dhe suksesin e mundshëm të Gjykatës Speciale, argument ky që mbështetej në rezultatet e munguara për drejtësinë nga puna e UNMIK dhe EULEX, misione që kishin gjithashtu në dorë, hetimin e kapitullit të luftës pa asnjë kufizim. Por, cili është qëndrimi dhe gjykimi që veteranët e luftës kanë sot?

Për këtë çështje foli në “Ditari” në A2 kreu i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili u shpreh se Gjykata Speciale ka si target UÇK-në dhe jo vetëm individët.

“Kjo gjykatë nuk sulmon vetëm individët, por prej fillimit ka pasur target vetëm UÇK-në. Veteranët e luftës nuk janë kundër zbardhjes së krimeve, por është në kundërshtim me zbulimin selektiv. Populli shqiptar nuk e deshi luftën. Miloshevici na e imponoi luftën. I dyti gabim është bërë se kjo gjykatë ka marrë mandatin e 80 deputetëve, pasi ka të drejtë të ndërrojë edhe kushtetutën. Kjo është më tepër se gabim dhe më tepër se tradhti. Një pjesë e kësaj gjykate ka ndikimin e 4 shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, gjë që bëri edhe akuzën”, u shpreh Nasim Haradinaj.

Për Haradinajn, më tepër kjo është luftë mediatike se sa ka të bëjë me aktakuzë të vërtetë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë