BE hap kufijtë për 14 vende, Shqipëria nuk është pjesë

BE 1100x620

Bashkimi Europian zyrtarizoi listën me 14 vendet që do të lejohen të kenë qasje në shtetet anëtare pas 1 korrikut.

Shqipëria nuk është pjesë e listës së vendeve të sigurta, për shkak të përkeqësimit të situatës pandemike, e nga Ballkani Perëndimor do të pranohen vetëm shtetasit e Serbisë dhe Malit të Zi.

Lista u aprovua pas bisedimeve maratonë të ambasadorëve të vendeve të bllokut. Ndërkohë, udhëtimet drejt BE-së do të vazhdojnë të jenë të ndaluara për SHBA-në, Brazilin dhe Rusinë, ndërsa Brukseli është i gatshëm të hapë dyert për Kinën, por me kushtin që ajo të bëjë të njëjtën gjë për europianët.

Unioni do ta rishikojë listën e vendeve të sigurta pas dy javëve të para të korrikut.