Edukatorja me Covid-19, mbyllet kopshti në Lezhë

88D597FC 04BD 49B7 B23B 0C33C4BB27F7 1100x620

Një edukatore në kopshtin në lagjen “Skënderbeg” në Lezhë ka rezultuar pozitive me koronavirus. Për këtë arsye, kopshti është mbyllur ndërsa i gjithë stafi është vetëizoluar.

Burime bëjnë të ditur se stafit u janë bërë testet për të parë nëse ka të tjerë prej tyre pozitiv me Covid-19, ndërsa ambientet e kopshtit janë dezinfektuar.