Eksperti amerikan Fauci: Jam i shqetësuar, mund të arrihen 100 mijë raste në ditë në SHBA

fauci 2 1100x620

Vala e dytë e infeksionit të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara mund të quhet tashmë realitet. Janë të shumtë shtetet amerikane ku statistikat shohin një rritje graduale dhe shqetësuese në javët e fundit, sa që Brukseli sot e ka përjashtuar vendin nga lista që mund të vizitojë Europën.

Virologu Anthony Fauci, një nga personazhet më të ndjekur nga publiku nga fillimi i pandemisë, thotë se vatrat e reja të infeksionit po rrezikojnë të gjithë vendin, dhe parashikimet e tij duken të frikshme.

“Sot kemi pothuajse 40 mijë raste të reja në ditë. Por nuk do të habitesha sikur të arrinim 100 mijë rastet në 24 orë në qoftë se nuk ndryshon trendi, prandaj jam shumë i shqetësuar”. Prandaj virologu i bën apel popullatës të mos braktisë masat e distancimit social dhe përdorimin e maskave.