Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Vakancat në Gjykatën Kushtetuese, Komisioni i Venecias çon Gramoz Ruçin në zyrën e Ilir Metës

Nga A2 CNN
30 Qershor 2020, 13:59 | Politikë
Vakancat në Gjykatën Kushtetuese, Komisioni i Venecias çon

Presidenca dhe Kuvendi vendosën ta gjejnë bashkarisht zgjidhjen për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. U desh sugjerimi i Komisionit të Venecias që dy institucionet të dakordësoheshin për ngritjen e një grupi pune të përbashkët me qëllim identifikimin e problemeve dhe zgjidhjen e tyre.

Vendimi u bë publik pas takimit prej 35 minutash në Presidencë mes Kreut të Shtetit, Ilir Meta dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Meta dhe Ruçi ranë dakord për nisjen e menjëhershme të punës nga ekspertët e të dy institucioneve për identifikimin e të gjitha çështjeve që kërkojnë trajtim urgjent dhe afatmesëm dhe dakordësimin e masave që do të duhet të ndërmerren në zbatim të tyre. Presidenti Meta, i cili e kishte bërë të qartë se ftesa për takim me kryeparlamentarin erdhi në respekt të opinionit të Komisionit të Venecias, që sugjeronte zgjidhjen me dakordësi të çështjes, kërkoi në takim që rekomandimet të lexoheshin njësoj nga të gjitha palët.

Presidenti Meta shprehu gadishmërinë e tij të plotë për të nisur menjëherë punën për një interpretim unik të rekomandimeve dhe bashkërendimin për zbatimin kushtetues dhe ligjor të tyre. Edhe Ruçi nënvizoi nevojën për bashkëpunim mes institucioneve.

Kryeparlamentari theksoi se e konsideron të papranueshme zvarritjen e ripërtëritjes së Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë nga institucionet e pavarura. Gjykata Kushtetuese aktualisht ka 4 anëtarë nga 9 që përbëjnë trupën e këtij institucioni. Presidenca dhe Kuvendi duhet të bien dakord për zgjedhjen e të paktën edhe dy anëtarëve të tjerë, pasi kuorumi për vendimmarrje nga kjo gjykatë është 6 gjyqtarë.

Dy nga çështjet që presin vendimin e Kushtetueses lidhen me procesin zgjedhor të 30 qershorit të kaluar dhe shembjen e Teatrit Kombëtar. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu