Filippo Inzaghi kthehet në Serie A bashkë me Benevento

benevento 1200x630 1 1100x620

Benevento do të luaj sërish në Seria A duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Trajneri Filippo Inzaghi, ish sulmuesi legjendar i Milan, udhëhoqi verdhekuqtë drejt rikthimit në elitën e futbollit italian ndërsa skuadra e tij zhvilloi një kampionat të shkëlqyer në Serinë B duke siguruar matematikisht ngjitjen, 7 javë përpara fundit.

Benevento ishte pjesë e Serisë A edhe një vit më parë ku përtej vështirësisë për të mbijetuar, mbahet mend për golin e shënuar ndaj Milanit, nëpërmjet portierit, në sekondat e fundit, çka i solli pikën e parë në kampionat.

Gara për skuadrën tjetër që do të ngjitet mes më të mirave në Itali është tërësish e hapur.