Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Haradinaj refuzon Ramën: I padituri nuk mund të takohet me paditësin

Nga A2 CNN
30 Qershor 2020, 08:42 | Kosova
Haradinaj refuzon Ramën: I padituri nuk mund të takohet me

Kryeministri Rama vijon edhe sot vizitën në Kosovë, ku u takua dje me kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti, Presidentin Hashim Thaçi, kryetaren e kuvendit, Osmani,  kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti e një sërë krerësh të politikës së atjeshme.

E njëjta axhendë parashikohet edhe sot me Isa Mustafën, Behgjet Pacollin dhe Ramush Haradinajn, por në një reagim të tijin, ky i fundit tha se e ka refuzuar takimin.

“Është e pamundur me u taku i padituri me paditësin. Kjo s’ka kurrfarë logjike. Nuk ndihem mirë që si i paditur të takohem me askënd e as me zotin Edi Rama”, tha Haradinaj.

Ish kryeministri i Kosovës i referohet padisë së kryeministrit Rama ndaj tij për shpifje, në lidhje me sa u deklarua pas samitit të Berlinit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë