Itali, sigurimet i mohuan bonusin e bebes nënës shqiptare, ajo e fiton në gjykatë

gjykata urbino 600x338

Një shqiptare me banim në Pesaro të Italisë është dëmshpërblyer me 25 mijë euro nga gjykata e Urbinos, pasi Sigurimet Shoqërore i kishin mohuar asaj bonusin e bebes, me arsyen se nuk kishte leje qëndrimi afatgjatë në Itali.

Shqiptarja është përfaqësuar nga avokatja Antonella Lionetti, ndërsa gjykatësi Andrea Piersantelli deklaroi në sallën e gjyqit se vendimi i Sigurimeve Shoqërore kishte karakter diskriminues dhe e ka vendosur punëtoren e huaj në një pozitë disavantazhi të pajustifikuar në krahasim me qytetarin italian, duke urdhëruar INPS t’i paguajë bonusin e fëmijës aplikantes.

Vendimi ka bërë jehonë tek autoritetet e qeverisjes lokale si dhe tek organizatat për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.